Bota

Pritet një tjetër takim mes Donald Trump-it e Kim Jong-un-it

Mes Donald Trump-it e Kim Jong-un-it pritet një tjetër takim. Kjo u paralajmërua nga vetë Presidenti Amerikan, i cili tha se shumë çështje u qartësuan, por se duhet një tjetër bashkëbisedim kokë më kokë, për t’i adresuar përplasjet deri në fund. Trump bëri të ditur se “Kim pranoi të shkojë në Uashington në një të ardhme të afërt” dhe se “Ftesa për të do të vijë në momentin e duhur”.