Avokati i ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, kërkoi pafajësi për klientin e tij. Ardian Leka deklaroi se nuk vërtetohen akuzat për korrupsion dhe ato se Zoto ka bashkëpunuar me nëndrejtorin Iljaz Labi. Për Artur Zoton Prokuroria kërkoi 5 vite burg, ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës. Ish kreu i Përgjithshëm i Burgjeve akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim në lidhje me tenderat e ushqimit.