Bota

Prokurorët gjermanë kërkojnë ekstradimin e ish-Presidentit të Katalunjës

Prokurorët gjermanë kërkojnë ekstradimin e ish-Presidentit të Katalunjës. Hetuesit argumentojnë se kjo masë është e justifikueshme pas akuzave të reja të autoriteteve spanjolle për rebelim. Prokurorët kërkuan edhe arrestimin e Karles Puigdemont dhe mbajtjen e tij në paraburgim përpara shqyrtimit të çështjes së ekstradimit. Muajin e kaluar gjykata refuzoi kërkesën e Spanjës për ekstradim, dhe e la të lirë me kusht ish udhëheqësin spanjoll.