Aktualitet

Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova kalon në sitën e Vettingut

Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenova pritet të kalojë në sitën e Vettingut. Seanca nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit , pritet të mbahet më 14 qershor në orën 10:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve, të pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.