Aktualitet

Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Uljan Barjami

Nga shpallja e mos kompetencës dhe dërgimi i dosjes nga Elbasani në Tiranë, Prokuroria e kryeqytetit pasi mori dosjen e avokatit Uljan Bajrami nga prokuroria e Elbasanit i ka kthyer menjëherë telefonin avokatit Ulian Barjami.

Sipas burimeve të Anila Hoxhës kthimi i telefonit avokatit Bajrami u aprovua mbas një sërë kërkesash që mbrojtësi i tij kishte dorëzuar pranë prokuroria së Elbasanit, e cila nuk i kishte pranuar kërkesat.

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se pas vlerësimit të materialit përcjellë nga policia gjyqësore pranë dvp Elbasan, Prokuroria ka urdhëruar lirimin.

Barjami u arrestua pak ditë më parë në Elbasan, pas një debati që pati me prokurorin në sallën e gjyqit, ku po bënte mbrojtjen e klientit të tij.