Vijon seanca në Gjykatën e Tiranë për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para Kuvendit.
Pas dy ndërprerjeve, ku avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjet, gjyqtarët kanë sinjalizuar daljen e të pranishmëve dhe janë tërhequr në dhomën e këshillimit për marrjen e vendimit.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 3 nga 21 të ndaluarit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për tre personat që shkatërruan automjetin e policisë, i ndodhur pranë parlamentit në protestat e së enjtes.
Pas daljes nga gjykata, foli një nga avokatët mbrojtës të të ndaluarve, i cili u shpreh:
“Është konstatuar nga ana e avokatëve në mënyrë unanime paligjshmëria e arrestit në flagrancë dhe mosvendosja e masës së sigurimit për këta persona. Gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit për vendimin”, shprehet avokati.