Celebrities Live From Tirana

“Prostitucioni është zanati më i vjetër…”/ Roza Lati komenton vajzat që shesin trupin për lekë!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Roza Lati. Ajo u shpreh për sfidat, rritjen personale dhe punën me veten. Lidhur me vajzat që shesin trupin për lekë, Roza u shpreh:

Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë. Unë jam paragjykuar si gocë ekrani. Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëhere kanë jetën e tyre. Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë janë ‘humble’, është puna e tyre.