Aktualitet

Protesta/ 15 policë dhe 4 protestues morën ndihmë mjekësore! 4 efektivë ende te Trauma!

Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, gjatë ditës së sotme morën trajtim mjekësor 14  efektivë policie dhe 2 protestues. 4 prej efektivë po vazhdojnë të trajtohen. Pjesa tjetër, efektivë dhe protestues, janë larguar pasi kanë marrë shërbimin.

Në QSUT u trajtuan 1 efektiv policie dhe 2 protestues. Të gjithë kanë lënë ambjentet spitalore.

Sot një grup protestuesish rrethuan Kuvendin për të sulmuar deputetët nga të gjitha rrugëkalimet e tyre për në seancë plenare. Protestuesit qëlluan me vezë makinat e tyre, por sulmuan edhe policinë me gurë. Një grup arritën të depërtojnë brenda perimetrit të Kuvendit, ndërsa policia u përgjigj me 23 shoqërime, 7 prej të cilëve iu është komunikuar masa e arrestit. Për të garantuar sigurinë e deputetëve në mbyllje të seancës, policia shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës dhe bëri disa shoqërime të tjera, pasi situata precipitoi në akte dhune. 15 efektivë dhe 4 protestues të lënduar.

LEXO EDHE: Revolta qytetare e shtrirë në të gjitha Tiranën, reagon kryeministri: Protesta e bukur e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit

Nga ambientet e jashtme të Komisariatit nr 4 në Tiranë aty ku ndodhen 23 personat e shoqëruar nga Policia lidhur me aktet e sotme të dhunës ndaj deputetëve dhe forcave të rendit, avokati Alban Duraj kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve që sipas tij kanë ushtruar një të drejtë kushtetuese dhe njoftoi përgatitjen e kallëzimit penal për në SPAK të të gjithë zinxhirit urdhërues.

LEXO EDHE: Der Spiegel jehonë revoltës në Shqipëri: Zemërimi i qytetarëve ndaj klasës politike, jo Trump e Kushner!