Gazeta italiane La Repubblica ka publikuar biseda të reja që lidhen me hetimin për një rrjet eskortash në Milano, në të cilin mes personave nën hetim është edhe mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, Alessandro Bastoni. Futbollisti ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
Sipas raportimit, Alessio Salamone, pjesë e agjencisë Ma.De., pronarët e së cilës ndodhen në arrest shtëpiak, i kishte shkruar në mars të vitit 2025 një futbollisti të Serie A, të identifikuar me inicialet B.K., i cili nuk është nën hetim: “Po darkon sonte me lopët?”. Futbollisti i është përgjigjur: “Po, por ai që dua të milet jam unë”.
Në një tjetër shkëmbim mesazhesh, lojtari shpreh pëlqimin për një vajzë duke shkruar: “Ajo është shumë e mirë, një bishë”. Salamone i përgjigjet: “Transferim i ri nga merkatoja e janarit”.
Ndërkohë, Prokuroria e Milanos ka nisur marrjen në pyetje të disa futbollistëve të Serie A në cilësinë e dëshmitarëve. Të parët që janë dëgjuar nga prokurorja Rosaria Stagnaro dhe zëvendësprokurorja Bruna Alberini, në një kazermë të Gardës së Financës, kanë qenë Daniel Maldini dhe Kevin Bonifazi. Sot pritet të dëshmojë edhe Riccardo Calafiori.
Po ashtu, për ditën e premte është planifikuar edhe marrja në pyetje e Alessandro Bastonit. Ai akuzohet për prostitucion me të mitur, pasi sipas hetuesve, në vitin 2020 kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 17 vjeç e 8 muajshe, e cila dyshohet se kishte marrë përfitime materiale në këmbim. Bastoni i ka hedhur poshtë kategorikisht të gjitha akuzat.
LEXO EDHE: Dramë në Toronto! Penallti dhe gola të anuluar në fund, Portugalia përmbys Kroacinë!