Sociale

Protesta për Jonadën 7 vjeçare zhvendoset përpara Kryeministrisë

Është zhvendosur përpara kryeministrisë protesta e shoqërisë civilë për vdekjen e 7 vjeçares Jonada Avdia.

Pasi protestuan për rreth një orë përpara Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e titullarit Çuçi dhe Drejtorit të Policisë, pjesëmarrësit në protestë marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit kërkojnë mbajtjen e një përgjegjësie për atë që e konsiderojnë një krim të paralajmëruar.

Protestës i është bashkuar kreu i opozitës Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.