Bota

Protesta pro-emigracionit në Los Angeles, Trump mobilizon Gardën Kombëtare!

Los Angeles është në flakë për shkak të përleshjeve mes policisë amerikane dhe atyre që protestojnë prej tre ditësh kundër autoriteteve të emigracionit që kanë arrestuar qindra njerëz javët e fundit. Donald Trump ka vendosur të përdorë grushtin e hekurt duke dërguar Gardën Kombëtare dhe akuzoi guvernatorin demokrat Newsom për “paaftësi”.

Sipas CNN-it, forcat e vendosura në Los Angeles përdorën shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit. Policia i paralajmëroi demonstruesit se “dhuna do të përballet me forcë proporcionale”.

Dhjetë protestues u arrestuan gjatë përleshjeve me policinë në qendër të Los Angeles-it. Një zyrtar policor u shpreh:

Puna jonë nuk është të ndajmë komunitetet ose të politizojmë zbatimin e ligjit. Detyra jonë është thjesht t’i mbajmë të gjithë të sigurt.

Në një tjetër zhvillim, tashmë ka hyrë në fuqi urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, të mërkurën e kaluar. Qytetarëve të 12 vendeve nuk iu lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lista e vendeve përfshin: Afganistanin, Mianmarin, Çadin, Kongon, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin e Jemenin.