Kryeministri armen, Serzh Sargsyan është detyruar të dorëhiqet, pas protestave masive 11-ditore kundër tij nga opozita. Ai akuzohej për kapjen e pushtetit, pasi kishte shërbyer maksimumin e mundshëm 10-vjeçar si president. “Protestat e rrugës janë kundër qenies time. Ndaj po iu përmbush kërkesën tuaj”, thuhet në deklaratën e publikuar prej Sargsyan. Ai u emërua Kryeministër i Armenisë të martën e kaluar, pas dy mandateve radhazi si President.