Aktualitet

Protestë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 27 vjeçarit nga Korca

Protestë para Ministrisë së Brendshme në Tiranë për vdekjen e 27 vjeçarit në ambientet e Komisariatit të Policisë së Korçës. Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptianë kërkuan arrestimin e efektivëve të korçës që ata i cilësojnë shkaktarë të vdekjes së të riut, 5 ditë më parë. Tubimi i paralajmëruar të zgjaste 3 orë, u mbyll shpejt pasi policia nuk lejoi vijimin e saj.