Sport

PSG zyrtarizon trajnerin e ri

Menjëherë pas përfundimit të sezonit 2017-2018, Paris Saint Germain zyrtarizoi trajnerin që do të drejtojë skuadrën në dy sezonet e ardhshme. Bëhet fjalë për ish teknikun e Borussias së Dortmundit, Tomas Tuchel, që do të marrë vendin e lënë bosh nga Unai Emery. Tuchel ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare ndërsa u shpreh se mezi  pret të fillojë punën në klubin e madh.