Aktualitet

Publikohen rregullat e reja për vend-depozitimet e mbetjeve

Publikohen rregullat e reja për vend-depozitimet e mbetjeve, larg lumenjve dhe zonave të banuara. Rregullat e reja, të hartuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, i japin fund situatës aktuale me vend-depozitimet, e trashëguara prej 27 vitesh. Ministri Klosi tha se janë konstatuar 199 të tilla, nga këto vetëm 3 prej tyre me leje të mjedisore. Sipas raportit do të mbyllen 62 vend-depozitime, 44 do të rehabilitohen dhe 93 të tjera do të zhvendosen.