Një gjykatë në Smirne të Turqisë, dënoi me burgim të përjetshëm 104 persona të akuzuar se kanë marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016. Ata akuzohen për lidhje klerikun Fetuullah Gulen. Mes tyre, janë edhe zyrtarë të ndryshëm të forcave të armatosura. Ndërkohë, 21 persona të tjerë, janë dënuar me 20 vjet burg. Ndërkaq, 143 persona të tjerë të akuzuar në lidhje me grushtin e dështuar të shtetit, janë liruar.