NASA kërkon vullnetarë për të qëndruar dy muaj në shtrat, e për këtë do të marrin një pagesë prej 19 mijë dollarësh. Por, ndërkohë, për 60 ditë nuk duhet të ngrihen nga krevati për asnjë herë të vetme. Studimi i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore europiane dhe atë Hapësinore gjermane synon të kuptohen reagimet e trupit në mungesë të gravitetit, e sigurisht të shihen edhe efektet negative. Vullnetarët, nga pozicioni i shtrirë duhet të hanë, të bëjnë ushtrime në vend, e madje edhe të lahen.