Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në subjektin e tij ka rënë nga lartësia duke montuar një tendë dielli, punonjësi 44-vjeçar, që ndodhet në spital i plagosur.
LEXO EDHE: Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur!
Policia e Vlorës konfirmoi sot (4 korrik) se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të 65-vjeçarit M. B., banues në Fier.
LEXO EDHE: Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 9 vatra zjarri, 4 mbeten ende aktive
“Te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij”, bëri me dije policia vendore.
44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.