Aktualitet

Punime të rëndësishme në rrjet, zonat që mbeten pa energji deri në orën 16:00

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) po kryen punime për rehabilitimin e Nënstacionit Laç 2, ndaj në shumë zona është stakuar energjia elektrike. Deri në orën 16:00, preken Pompat e Ujësjellësit Fushë Kuqe, Fushë Kuqe Qënder, Kisha-Gurrëz, Patok, Gryk Lumi, Barbullojë, Gajush, Shenkoll, Tale, fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gernac, Gallatë; Lagjet 6 dhe 4 në Laç, fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Mal dhe Fushë Milot, Shullaz Kodër dhe Fushë.