Një burrë amerikan i martuar me tri gra zbulon se nuk ka nevojë të punojë sepse beson se ‘mbretëreshat’ në jetën e tij duhet të kenë pushtetin. Babai i dy fëmijëve, Nick Davis është në një lidhje me April, Jennifer dhe Danielle dhe jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi.
Gruaja e parë e Nick ishte ajo që sugjeroi futjen e një gruaje tjetër në lidhje pas nëntë vitesh së bashku. ‘Nick ka shumë për të dhënë, në shumë mënyra. Le të themi se është i papërmbajtshëm’ tha ajo për programin Seeking Sister Wife të TLC.
April tregon se i pëlqente Jennifer dhe e dinte se burri i saj do të tërhiqej nga ajo dhe në të vërtetë funksionojë. Më pas, vitin e kaluar doli në skenë 22-vjeçarja Danielle, e cila po ashtu u përqafua shpejt nga familja. Pas dasmës, gruaja e dytë e Nick, Jennifer, mbeti shtatzënë me fëmijën e parë të grupit, Vera.
Nick tashmë qëndron në shtëpi me foshnjën ndërsa gratë e tij, të cilat janë të gjitha profesionistë që punojnë, shkojnë në zyrë çdo ditë. Familja foli për marrëdhënien e tyre të pazakontë në Seking Sister Wife, e cila dokumentoi fejesën dhe martesën e Nick me Danielle. Fansat shpresojnë se do të shohin një seri të dytë në kanal.