Bota

Putin i hapur për kompromis me Trump por jo për statusin e Krimesë

Kremlini njofton se “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i hapur që me homologun amerikan të gjejë kompromis për të gjitha çështjet, përveç statusit të Krimesë”. Njoftimi i paraprin takimit të 16 Korrikut mes Putinit dhe Donald Trump-it, në Helsinki të Finlandës. Aneksimi që Moska i bëri Krimesë nga Ukraina në 2014-ën u bë shkak për sanksionet e Amerikës e të BE-së ndaj Rusisë.