Bota

Qeveria euroskeptike e Italisë, akordi në prag, dy emra për kryeministrin

Matteo Salvini mori në unanimitet “dritën jeshile” nga Këshilli Federal i “Lega Nord”-it për kontratën e “qeverisë së ndryshimit” me “Lëvizjen 5 yjet” në Itali. Gjatë kësaj fundjave, fjalën e kanë rreth 1.000 forumet e organizuara nga partia. Salvini nuk ka përmendur ende asnjë emër mbi kryeministrin e mundshëm, por doli në konkluzionin se programi qeverisës vendos ‘italianët të parët’, si dhe përmbush 90% të kërkesave” të partisë.