Bota

Qeveria Merkel mbijeton, Seehofer nuk do të dorëhiqet

Qeveria Merkel mbijeton. Pas përplasjeve për çështjen e refugjatëve, Ministri Gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, tha se nuk do të japë dorëheqje, ndonëse e paralajmëroi në fundjavë. Por bisedimet e djeshme me Kancelaren, e bënë të ndryshojë mendim. Dy partitë konservatore në koalicionin qeverisës ranë dakord për mënyrën si të parandalojnë emigracionin e paligjshëm përgjatë kufirit me Austrinë. Ato u pajtuan për kontrolle më të rrepta kufitare.