Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan videon me opinionet e qytetarëve!

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau një video në lidhje me aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë, që u përurua dy ditë më parë. Sipas Ramës, ky aks shkurton udhëtimin drejt juglindjes e në video shfaqet edhe mendimi i qytetarëve që kanë nisur të përdorin rrugën.

Me opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes, duke ofruar udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër, ju uroj një të diel të paqtë!