Gjatë fjalës së tij në 35 vjetorin e PS, Edi Rama shprehu vlerësim për Fatos Nano dhe për veteranët e Partia Socialiste e Shqipërisë, duke theksuar se, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe periudhave të vështira, ai ruan respekt për kontributin e tyre.
Ai pranon se ka bërë gabime gjatë karrierës së tij politike, por thekson se ka dhënë maksimumin për Partinë Socialiste dhe se ndihet krenar që, sipas tij, ka kontribuar në rritjen e dinjitetit dhe prestigjit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Edi Rama: “Dua të veçoj Fatos Nanon, si pasardhës i tij. Pavarësisht se në vitet e fundit të jetës, edhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në fazat dramatike, mbetet për mua në një vlerësim të veçantë. Sikundër nuk mund të harroj veteranët e luftës, që më vunë krahë të fortë dhe pse më pritën me këmbët e para.
Nuk pretendoj se kam bërë gjithçka mirë, se kam qenë i pagabueshëm, apo se nuk i kam hyrë në hak askujt.
Kam gabuar jo njëherë, dhe edhe pse s’kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë që mund ta kem bërë gabim.
Por krenohem se i kam dhënë dhe do t’i jap PS-së gjithçka që kërkohet nga një lider dhe se ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe çdo shqiptari” .
Duke vlerësuar arritjet e kryera gjatë drejtimit të vendit nga Partia Socialiste, Edi Rama tha se Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje dhe se për të është amanet i shenjtë. Më tej, u shpreh se bashkë me partinë, do t’ia dalin për ta anëtarësuar në BE.
“Kur opozitarët tanë, të vjetrit e të rinjtë shërndanin para zgjedhjeve, në të gjitha makinat, në xhama e në shtëpi, fletushkën se ikën 110 mln dollarë nga taksat. Ai llum, i sjellë në Shqipëri nga tjetërkush më parë, jo vetëm që s’ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, po po përballet me drejtësinë në Belgjikë, ndërsa hidrocentrali i tij monstruoz, iku për skrap sepse qëkur PS ka marrë përsipër misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, ky vend s’ka qenë kurrë më krijesë e kërrusur para askujt, flamuri s’ka qenë as ccarccaf patriotizmi të shtirur, as tortë për t’u ofruar. Për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe zemrën time! Prandaj jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju, qoftë ata që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie, ata që s’më besuan, edhe para atyre që mungojnë sot sepse s’janë më midis nesh, ku dua të veçoj liderin historik, Fatos Nanon, krenaria e shprehur publikisht për mua dhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, kryesisht për të, mbetet për mua një vlerësim i veccantë. Nuk mund të harroj ccdonjërin nga veteranët e luftës që i njoha në fillimet e këtij misioni, m’u bënë krah i fortë edhe pse më pritën me këmbët e para. S’e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo 1 herë, edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim a me vlerësim të gabuar. Unë do t’i jap PS pa kursim gjithçka kërkohet nga një lider dhe bashkë me PS ia kemi ngritur kokën Shqipërisë e ccdo shqiptari që sot kudo qoftë, thotë jam shqiptar, jam krenar dhe së bashku do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon!”, tha Rama.