Radovan Karaxhiç apelon sot dënimin me 40 vjet burg. Në 2016-ën, ish-lideri i serbëve të Bosnjes u shpall fajtor nga Gjykata e Hagës për genocid, krime lufte e kundër njerëzimit lidhur me rolin e tij në Masakrën e Srebrenicës të 23 viteve më parë, më e rënda në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq, edhe prokurorët e apeluan dënimin e Karaxhiçit me vetëm 40 vjet burg, duke kërkuar një më të rëndë, me më shumë vite heqje lirie.