Aktualitet Politikë

Rama i përgjigjet Bashës: S’je më ai Lul tsunami, ke ra!

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet deklaratave të fundit të Lulzim Bashës. Nga njësia nr. 8 në kryeqytet ku prezantoi Pëllumb Seferin, Basha i kërkoi të përgjigjet se “ku i ka shokët?”.

Unë për ty, po ti… i përgjigjet Rama me ironi kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë.

Basha: O Rameee…!

Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee…!’, e kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!

Basha: Ça bëhet me Ramë?

Rama: Ça të bëhet, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lartë kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Por të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul tsunami i dukurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!

Basha: Ka dalë doktori me u anku, sepse të sulmoj unë ty. A e ndëgjove ça thotë?

Rama: A e shef, a e shef, rri e dëgjon bufin! Ala i thuaj doktori, po ça doktori me Lul?! Të shkuli si me qenë dhemb qumështi, pa anestezi, me qysqi, doktori, doktori! Cili doktor mo?!

Basha: Ke dalë nga realiteti, që kur merresh me Lul Bashën, dmth. Më përpara ishe në realitet eee?

Rama: Por është xheloz, është xheloz për ne mo burrë! Plus që i ka lëshu pllumbat ai, e ke vu re a jo? I fiket llamba mo, përditë! Në mes të bisedës flet kuturu! Mezi po pres kur t’i thotë Flamurit, Luli…! Ti prapëseprapë ke frikë, çudi e madhe mo, pse e ke frikë bufin, pse?

Basha: Edhe flet ti për dashni! Ty s’të ndahet shpirti nga bufi me Rame, por as bufit nga ty me Rame!

Rama: Mos ma thuj këtë se më vret. Unë sa hap sytë mo flas me vete, ku është Luli, a do ta shof vallë Lulin, ça do bëjë Luli sot! Pastaj trembem, se më del përpara vigani, timonier, fitimtar, dhe sa hap ti gojën, them mosss, ky mezi pret me ja fut gjumit vetë. Të përshëndes!