Lajmet e fundit Politikë

Rama: Krischbaum nuk është miku im por kurrën e kurrës s’mund ta sulmojë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, i ka kthyer përgjigjje kreut të Partisë Demokratike, i cili e akuzoi se ka nisur një fushatë shpifjesh kundër Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman. “Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste, megjithatë “kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste” shkruan Rama.