Politikë

Rama mbledhje për Xhafajn, PD protestë para ministrisë

Në kohën kur Opozita kërkon largimin e Ministrit të Brendshëm, mbledhjen e sotme të grupit socialist, Kryeministri Rama do t’ia kushtojë përgjigjes ndaj akuzave për Fatmir Xhafajn. Kjo paralajmërohet nga vetë Rama përmes një postimi në “Facebook”. “Jemi të gjithë njësoj? Jo! S’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Sot në 11.00, përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm”, – shkruan Kryeministri.