Kryeministri Edi Rama konfirmoi në konferencën e përbashkët me homologun malazes se Shqipëria ka pasur oferta për ngritje kampesh dhe përforcime kufijsh për të shmangur ndonjë fluks emigrantësh. Por vendi ynë nuk është ai i gardheve u shpreh kreu i qeverisë. Ndërkaq Kryeministri i Malit të Zi Markoviç tha se shteti i tij nuk u prek nga fluksi migrator për shkak se Podgorica veproi kundrejt një plani operacional.