“Në Tiranë protestojnë ata që kundërshtojnë zhvillimin, ndërsa në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej tij”, është shprehur Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin francez France24.
Në këtë intervistë, Kryeministri Rama ka theksuar se zhvillimi i vendit mbetet prioritet i mandatit të dhënë nga qytetarët shqiptarë dhe se debati publik është i ndikuar nga shumë ndërhyrje nga jashtë.
Sipas kryeministrit Rama, mbështetja më e fortë për projektet zhvillimore vjen pikërisht nga komunitetet ku këto projekte pritet të realizohen, duke reflektuar, sipas tij, një lidhje më të drejtpërdrejtë mes zhvillimit ekonomik dhe interesit lokal.
Ndërkohë sot në selinëPS kryesocialisti Edi Rama u kërkoj drejtuesve politik në 12 qarqe dhe ministrave, të analizojnë me prioritet shqetësimet dhe rrugët e zgjidhjeve për problematikat e qytetarëve. Burime nga kjo mbledhje thanë për Top Channel, se i pasi shumicës socialiste ka thënë se “lufta hibride përmes rrjeteve online e cila vjen nga protesta, është njëra anë e medaljes ndërsa tjetra analizimi shqetësime të shprehura nga qytetarët përveç merakut të Flamingove”.
Rama ka kërkuar prezencë të shtuar të deputetëve në terren për të adresuar shqetësimet e qytetarëve, pasi sipas tij kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit nuk mund të zëvendësohen vetëm me postimet online.