Sot në Paris, Kryeministri Rama u prit në një takim 60 minutësh nga Presidenti Francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize’. Ende nuk ka informacione lidhur me bisedën, ndërsa muajin e ardhshëm, Shqipëria pret vendimin e BE-së për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit. Franca është mes vendeve skeptike, bashkë me Gjermaninë e Holandën.