Celebrities Gossip

Raoul Bova dorë për dore me kolegen Beatrice Arnera, 24 vjet më të re!

Raoul Bova, 54 vjeç dhe Beatrice Arnera, 30 vjeçe, u kapën përsëri në një moment të lumtur dhe të përfshirë. Revista javore “Chi” i fotografoi dy kolegët aktorë duke dalë nga një bar në lagjen Prati të Romës, të qeshur. Ata po shëtisnin të relaksuar dhe fotografët i fiksuan të kapur dorë për dore. Ata njihen prej kohësh dhe kanë luajtur në serialin “Buongiorno Mamma!”.

Përpara se të vihej në shënjestrën e blicave, duket se Raoul Bova u përpoq t’i shmangte. “Chi” raporton se aktori “përdori një dalje anësore që në teori do t’i kishte mashtruar paparacët e vendosur jashtë barit”.

Në vend të kësaj, fotografët e gjetën vetëm disa hapa larg, duke mbajtur dorën e Beatrice-s dhe qeshur me të.

Në të vërtetë, imazhet tregojnë një çift të lumtur e të qeshur duke shëtitur përpara se të hynin në derën e një ndërtese dhe “të zhdukeshin” në natën romake. Fotografia e paparacëve në Romë është e treta që paraqet Raoul Bovën e Beatrice Arneran.

Aktorët u fotografuan së bashku në Spoleto nga “Diva e Donna” disa ditë më parë dhe menjëherë ngjallën spekulime se ishin në një lidhje, megjithëse ende nuk ka konfirmim. “Dagospia” ishte e para që raportoi për një drekë në Romë, gjatë së cilës ata dukeshin shumë të afërt.

Nëse është thjesht miqësi apo diçka më shumë, shumë herët për të thënë. Sigurisht që duket qartë se ata ndajnë një lidhje të thellë e të sinqertë dashurie, njësoj si personazhet që luajnë në serial.

Beatrice Arnera ka qenë në një lidhje me komedianin Andrea Pisani që nga viti 2021. Vitin e kaluar u bënë prindër të një vajze. Me fansat kanë ndarë momente familjare në rrjetet sociale. Por, një muaj më parë, Beatrice shkroi:

Gjatë viteve, unë dhe Andrea ju kemi lejuar të hyni në jetën tonë, duke ndarë momente të bukura me ju, derisa erdhi Matilda. Pikërisht sepse ndihemi kaq afër jush, më duket e drejtë t’ju themi se po kalojmë një moment delikat dhe na duhet kohë e respekt për të kuptuar si ta përballojmë situatën.