Sport

Raphinha barazon rekordin e Ronaldos!

Eksperienca e Raphinha-s në Ligën e Kampionëve për këtë edicion mori fund mbrëmë, kur Barcelona u eliminua prej kësaj gare nga Interi.

Mirëpo, ylli brazilian ka lënë gjurmë në këtë sezon të Championsit duke barazuar madje rekordin e Cristiano Ronaldos.

Më saktësisht, sulmuesi i krahut e arriti kuotën e 22 kontributeve në gola (gola + asistime) brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve, një numër të cilin e kishte regjistruar “CR7” në sezonin 2013/14, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi brazilian ka realizuar 13 gola dhe ka bërë 9 asistime në 14 ndeshje të garës më prestigjioze të futbollit evropian në këtë sezon.

E në përgjithësi, në të gjitha garat në edicionin 2024/25 deri tani Raphinha ka zhvilluar 53 ndeshje, ndërsa ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 25 asiste, me një total prej 57 kontributesh në gol.

Kur jemi tek kontributet në gol në Champions, vendin e tretë e mban Robert Lewandowski, i cili në sezonin 2019/20 i kishte bërë 21 sosh, kurse vendi i katërt mbulohet nga Ronaldo, me 20 kontribute në sezonin 2015/16, e Top 5 mbyllet nga Lionel Messi me 19 kontribute në gol, në sezonin 2011/12.