Bota

Raport: Vullkani Kilauea shkatërroi 467 shtëpi!

“Shpërthimi i fundit i llavës vullkanike në Kilauea, që ndodhi rreth një muaj më parë ka shkatërruar 467 shtëpi”. Në këtë përfundim doli një raport i Qendrës së Mbrojtjes Civile në Hawaii. Vullkani shpërtheu me 19 maj dhe llava u përhap mbi 300 metra në më pak se një orë. Më shumë se 2.000 njerëz u evakuuan nga zonat e banuara në Big Island . “Kilauea” është një nga vullkanet më aktive në botë.