Rajoni

Raporti për vizat, nesër pritet përgjigje pozitive për Kosovën

Komisioni Evropian pritet të publikojë nesër raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky raport pritet të dëshmojë nëse Kosova e ka plotësuar kriterin e fundit për liberalizimin e vizave, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Mediat Kosovare duke cituar burime diplomatike bëjnë të ditur se raporti do të jetë pozitiv. Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës Shengen.