Që prej fillimit të emisionit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”, një prej çifteve më të përfolur ishin Fifi dhe Granit Cana. Të cilët shprehnin pëlqimin për njëri-tjetrin, por refuzonin të kishin një lidhje prej kohës së shkurtqër të njohjes së tyre. Gjithsesi, rreth këtij çifti ka reaguar për herë të parë motra e Graniti e cila u shpreh në një intervistë se do t’i pëlqente ta kishte Fifin si kunatë.
Situata mes çiftit ka qenë shumë konfuze, pasi disa ditë shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin e disa të tjera mjaft të distancuar. Madje të gjithë po prisnim një puthje prej tyre, por kjo nuk ndodhi kurrë.
Për më tepër, situata mes tyre ka marrë një tjetër rrjedhë, Graniti i ka shprehur Fifit se nuk dëshiron të vazhdojë më, pasi e sheh thjesht si shoqe. Këto fjalë e kanë lënduar shumë artisten duke i shkaktuar një atak paniku.
Pas të gjithë kësaj situate, ka reaguar dhe motra e konkurrentit, e cila është shprehur me anë të një postimi në story, në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar një foto së bashku me të vëllain dhe ka shkruar se e mbështet atë dhe që e do shumë.