Sport

Real Madrid shqyrton mundësinë e largimit nga La Liga dhe Liga e Kampionëve

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke e shqyrtuar mundësinë për tu larguar nga kampionati spanjoll dhe Liga e Kampionëve. Sipas mediave spanjolle, numri një i madrilenëve po mendon krijimin e një Superlige globale me skuadrat më të mira në botë. Një kampionat i ri me 20 skuadra, dhe dy liga që do të përbëhen nga ekipet më të mira të ligave më të mëdha evropiane.