Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega hoqi dorë nga ndryshimet e ligjit për sigurimet shoqërore që shkaktuan protesta të dhunshme në mbarë vendin. Gjatë një fjalimi në Televizionin Kombëtar, Ortega nuk pranoi disfatën para protestës mbarëpopullore, por i bëri thirrje sektorit privat të angazhohet në bisedime. Ndërkaq, sipërmarrësit e mëdhenj thanë se do të negociojnë vetëm kur Qeveria të ndalë shtypjen e protestave. Të paktën 25 persona u vranë 5 ditë më parë në Nikaragua.