Një lindje rekord në Afrikën e Jugut. Në provincën Gauteng një grua 37-vjeçe, Gosiame Thamara Sithole, ka sjellë në jetë 10 binjakë. Në këtë mënyrë është thyer rekordi i mëparshëm që mbahej nga Halima Cisse, nga Mali, që në majë lindi në Maroc nëntë fëmijë.

Sithole ka pasur dy fëmijë më shumë në krahasim me atë që parashikuan mjekët nga testet paraprake. Lindja erdhi të hënën në një spital të Pretorias dhe lajmi u raportua menjëherë nga mediat lokale.

Gruaja solli fëmijët e saj nëpërmjet ndërhyrjes cezariane, 7 meshkuj dhe tre femra pas një shtatzënie që zgjati 8 muaj. Bashkëshorti i gruas, Teboho Tsotesti tha për mediat se janë shumë të lumtur. Fëmijët në lindje të tilla të shumëfishta janë gjithmonë nën peshë dhe të paushqyer, teksa trupi i nënës nuk arrin të prodhojë ushqyes për të gjithë të vegjëlit.
Në botë janë duke u shënuar lindje binjakësh më shumë se kurrë më parë. Hulumtuesit thonë se ky mund të jetë kulmi dhe se dukuria mund të pësojë rënie tani e në vazhdim. Rreth 1.6 milion binjakë linden në botë çdo vit apo një në çdo 42 fëmijë.

Shtyrja e kohës për t’u bërë prindër dhe teknikat mjekësore si fertilizimi me IVF kanë ndikuar që shkalla e lindjeve me binjakë të rritet për një të tretën që nga vitet ’80-të. Megjithatë, kjo dukuri tani e tutje mund të shënojë rënie, sepse çiftet po synojnë të lindin nga një fëmijë, duke qenë se kjo është më pak e rrezikshme.
Shtatëzënia është një ndër periudhat më të bukura të një femre. Megjithatë, veç emocioneve për pritjen e ëmbël, kjo periudhë shoqërohet edhe me shumë stres dhe frikë për detajet e panjohura. Ndaj, ne kemi listuar disa këshilla për një shtatëzëni të shëndetshme.