Ndërsa në Rusi ka nisur Botërori në Poloni u vendos një rekord Guinness. Në Krakov, një qytet në jug të vendit, 1444 persona të të gjitha moshave u mblodhën në shesh ku realizuan njëherazi xhonglim me topin për 10 sekonda. Rekordi i mëparshëm u vendos në Itali, ku ishin 1406 persona që xhongluan njëkohësisht.