Botë e Çuditshme

Rekord i ri, 10 alpinistë ngjisin majën e malit të dytë më të lartë në botë!

10 alpinistë nga Nepali kanë shkruar historinë duke arritur të ngjisin majën e malit të dytë më të lartë në botë, i quajtur K2. Dhjetëra alpinistë morën guximin të shkruanin historinë këtë vit, teksa një prej tyre, spanjoll humbi jetën.

Mali K2 është vetëm 200 metër më i shkurtër se Everesti, mali më i lartë në botë dhe quhet ndryshe edhe si “mali i egër’’. Pavarësisht se është një nga 14 malet që i kalon 800 mijë metrat, është më i kërkuari gjatë sezonit të dimrit. Përveç aventurës, ky mal merr me vete edhe shumë jetë njerëzish. Në vitin 2008, 11 alpinistë vdiqën nga një ortek.