Botë e Çuditshme Love & Sex

Rekord lindjesh me binjakë në botë, por pse ndodh kjo dukuri?

Në botë janë duke u shënuar lindje binjakësh më shumë se kurrë më parë. Hulumtuesit thonë se ky mund të jetë kulmi dhe se dukuria mund të pësojë rënie tani e në vazhdim. Rreth 1.6 milion binjakë linden në botë çdo vit apo një në çdo 42 fëmijë.

Shtyrja e kohës për t’u bërë prindër dhe teknikat mjekësore si fertilizimi me IVF kanë ndikuar që shkalla e lindjeve me binjakë të rritet për një të tretën që nga vitet ’80-të. Megjithatë, kjo dukuri tani e tutje mund të shënojë rënie, sepse çiftet po synojnë të lindin nga një fëmijë, duke qenë se kjo është më pak e rrezikshme.

Sipas një hulumtimi botëror në revistën “Human Reproduction”, shkalla më e lartë e lindjeve me binjakë ka ardhur si rezultat i shtimit të këtyre lindjeve në të gjitha rajonet gjatë 30 viteve të kaluara, duke nisur nga rritja për 32% në Azi deri te rritja për 71% në Amerikën Veriore.

Hulumtuesit mblodhën të dhëna për shkallën e lindjeve me binjakë nga 165 shtete nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe e krahasuan atë me shkallën e këtyre lindjeve nga viti 1980 deri më 1985. Numri i lindjeve me binjakë për 1.000 lindje është veçanërisht i lartë në Evropë dhe në Amerikën Veriore, ndërsa në nivel botëror ka shkuar nga nëntë në 12 lindje me binjakë për çdo 1.000 lindje.