Botërori i Rusisë në Futboll që nis pas dy ditësh paralajmërohet me shumë rekorde, si në rastin e Gjermanisë. Nga Botërori 2010, skuadra e Lëvit ka 8 ndeshje pa humbje në një turne të tillë dhe synon rekordin e Brazilit, me 13 sfida pa humbje. Rekord tjetër është mosha. Futbollisti më i vjetër në këtë edicion të Kupës së Botës do të jetë portieri 45-vjeçar i Egjiptit, Essam El Hadary.