Live From Tirana

Remil Peqini: “80% e atyre që shkojnë në palestër, vijnë nga ndarja!”

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka dhënë këshillat e tij për të pasur një trup të shëndetshëm, si të ushqehemi dhe të stërvitemi…

Ksenja: Shumë të rinj pas një faze ndarjeje, i përkushtohen shumë palestrës. Duket sikur është një lloj shfryrjeje, një lloj shërimi, që mund të ta ofrojë stërvitja?

Remil: Mund të them që 80% e njerëzve që shkojnë në palestër, apo edhe më shumë, vijnë nga ndarja. Është shumë e vërtetë kjo. Njeriu kur kalon disa problematika në jetë, ka disa momente që i përkushtohen palestrës. Palestra është ajo që të mban ngrohtë, sepse ti shikon se si transformohet trupi yt.