Live From Tirana

“Nuk e dinë se ku i kanë limitet”/Remil Peqini: Vajzat e fshatit janë më keq se ato të qytetit…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka folur më shumë mbi dashurinë dhe marrëdhëniet romantike sot

Ronaldo: Meqë djemtë sot ankohen se nuk ka vajza të mira sot, a kanë parë ndonjëherë jashtë Tiranës, në qytete më të vogla në Shqipëri, apo në fshatra?

Remil: Kohët e fundit, thonë që ato të fshatrave janë më keq se këto të qytetit. Këto të qytetit i kanë parë të gjitha gjërat. Një vajzë që vjen nga rrethinat në Tiranë, nuk e ka parë kurrë këtë botën e Tiranës, botën e shfrenuar. Sepse Tirana ka një botë të shfrenuar, nëse e do, sepse të gjithë jetojmë këtu por varet se çfarë jete bën. Por kur ti vjen nga një vend i vogël dhe shikon se çfarë bëhet këtu, aq më tepër edhe me ndikimin e shoqërisë, që unë mendoj se është tjetër faktor kyç, ti fillon dhe gabon dhe ai gabimi pastaj nuk dihet se ku shkon. Djemtë mendojnë që më mirë një që i ka provuar të gjitha dhe e di se ku i ka limitet, se sa njëra që nuk e di se ku do i shkojnë limitet.