Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Dy të parat u lënë targën kryeqytetasve, pesë skuadra në garë për mbijetesën

Sot u luajtën dhe dy ndeshjet e mbetura për javën e 24-të të Superiores. Laçi mposhti Skënderbeun me rezultatin e pastër 0-2, ndërsa Teuta barazoi pa gola kundër Dinamos.

Në “Niko Dovana” të Durrësit skuadrat e Teutës dhe Dinamos barazuan 0-0. Bledar Devolli shijon pikën e parë në stolin durrsak, me ekipin që barazon pas katër humbjeve. Nga ana tjetër Ilir Daja sheh barazimin e tretë radhazi për Dinamon.

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu pësoi humbjen e 12-të sezonale. Për këtë u kujdes Laçi që mori tri pikë falë fitores 0-2. Bullari në minutën e 41 dhe Cordeiro katër minuta nga fundi ishin autorët e golave.

LEXO EDHE: Incidentet në derbi, Federata Shqiptare e Futbollit: Mungesë përgjegjësie nga Policia, të hapur për bashkëpunim

Raundi i 24-t nisi të diel (9 shkurt) me derbin Partizani 1-1 Tirana. Tej paraqitjes në fushë, protagonistë ishin edhe tifozët të cilët u përleshën para ndeshjes, e cila nisi me 30 minuta vonesë për shkak se policia nuk ishte e pranishme për të shoqëruar ekipin e Tiranës.

Sa i takon renditjes, Egnatia me 45 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Vllaznia me dy pikë më pak. Në “Final 4” edhe Partizani me Dinamon. Në fund Teuta, Tirana dhe Skënderbeu.

E diel, 09 shkurt 2025 

13:30 Partizani 1-1 Tirana

17:00 AF Elbasani 1-2 Egnatia

17:00 Vllaznia 3-0 Bylis

E hënë, 10 shkurt 2025       

17:00 Skënderbeu 0-2 Laçi

17:00 Teuta 0-0 Dinamo