Rihanna ka emocionuar fansat me vendimin e saj më të fundit personal, duke zbuluar një tatuazh të ri me domethënie shumë të veçantë.
Këngëtarja dhe sipërmarrësja botërore ka zgjedhur të përjetësojë në trupin e saj një vizatim të realizuar nga vetë fëmijët e saj, duke e kthyer tatuazhin në një simbol unik të dashurisë familjare dhe rolit të saj si nënë.
Sipas raportimeve, Rihanna, e cila ka tre fëmijë me partnerin e saj, A$AP Rocky, po e vendos gjithnjë e më shumë familjen në qendër të jetës së saj publike dhe personale.
Për realizimin e tatuazhit, ajo bashkëpunoi me artistin e famshëm të tatuazheve Keith Scott ‘Bang Bang’ McCurdy, i njohur për punën e tij me emra të mëdhenj të showbiz-it. Ai publikoi edhe disa pamje nga procesi, ku Rihanna shihet duke admiruar rezultatin përpara pasqyrës.
Artistja zgjodhi një vend jo të zakonshëm për dizajnin sentimental, pjesën e pasme të gjurit, duke i dhënë tatuazhit një karakter edhe më intim dhe personal.
Ky veprim vjen pak muaj pasi Rihanna foli hapur për përvojën e saj si nënë gjatë një interviste për Extra, ku tha se e emocionon fakti që fëmijët e saj po rriten kaq shpejt.
Fëmijët janë të mrekullueshme. Fytyrat e tyre po ndryshojnë çdo ditë dhe më pëlqen t’i shoh duke u rritur
-ishte shprehur ajo më herët.