Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna është e mendimit se burri është “shtylla e shtëpisë’, prej më shumë se 3 vitesh këngëtarja nuk…

Pavarësisht se drejtojnë një perandori biznesi me vlerë miliarda dollarë, Rihanna dhe A$AP Rocky thonë se prioriteti i tyre më i madh aktualisht është familja. Rocky ka folur hapur për rolin e tij si baba dhe për rëndësinë e të qenit i pranishëm në jetën familjare, ndërsa Rihanna menaxhon njëkohësisht disa biznese të mëdha, përfshirë Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, si dhe projekte muzikore dhe filmike.

Së fundmi, në rrjetet sociale u përhap një pretendim viral se Rihanna nuk ka paguar asnjë faturë prej më shumë se tre vitesh. Thuhet se çdo shpenzim, çdo faturë, e paguan burri. Ndërkohë, as njeri dhe as tjetri nuk kanë mohuar apo pohuar këtë lajm. Ndërkaq, Rihanna ka vendosur të reagojë vetë për t’i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin në rrjet lidhur me një shtatzëni të mundshme. Gjithçka nisi pasi një përdoruese në Instagram, Krissy Clemons, publikoi një video ku ngrinte dyshime nëse artistja po priste fëmijën e katërt. Por nuk vonoi shumë dhe këngëtarja reagoi drejtpërdrejt në komente.

Reperi ASAP Rocky nga ana tjetër ka hapur zemrën duke zbuluar se atësia ka sjellë një ndryshim rrënjësor në jetën dhe personalitetin e tij. Në një intervistë për revistën W, artisti ka pranuar se ardhja e fëmijëve e ka bërë më të ndjeshëm, më të dashur dhe shumë më të përkushtuar ndaj njerëzve që ka pranë. Rocky, i cili prej vitesh është në një lidhje me superyllin Rihanna, është baba i tre fëmijëve: djemve RZA, 3 vjeç, dhe Riot Rose, 2 vjeç, si dhe një vajze të porsalindur, Rocky Irish, rreth katër muajshe. Duke reflektuar mbi jetën para dhe pas atësisë, ai u shpreh sinqerisht:

Jam shumë më emocional. Para se të kisha fëmijë, ndoshta isha më gjakftohtë, por tani jam i mbushur me dashuri.