Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna “thyen rrjetin” me poza provokuese!

Rihanna ka marrë gjithë vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi disa foto joshëse në Instagram, ku shfaqet me të brendshme nga koleksioni i saj “Savage X Fenty”.

Këngëtarja 36-vjeçare pozon me një set të kuq me motive lulesh, duke ekspozuar linjat trupore me reçipeta me dekolte të thellë, tanga dhe një minifund që thekson siluetën e saj. Imazhet u përhapën menjëherë online, duke marrë mijëra komente nga fansat që e cilësuan “më tërheqëse se kurrë”.

Marka “Savage X Fenty”, e themeluar nga Rihanna në vitin 2018, është kthyer në një sukses të madh global dhe vlerësohet rreth 1 miliard dollarë. Edhe pse ajo u tërhoq nga posti i CEO në vitin 2023, artistja mbetet bashkëpronare dhe një nga figurat kyçe të kompanisë.


Ndërkohë, partneri i saj A$AP Rocky ka folur rrallë për jetën private, duke theksuar se Rihanna ka ndryshuar pas mëmësisë, por sipas tij “ka qenë gjithmonë magjike”.

Çifti vazhdon të jetë një nga më të komentuarit në showbiz, duke balancuar suksesin profesional me jetën familjare si prindër të tre fëmijëve.